Site icon Telegrafi

Moderatorja Edona Zogu braktis KTV-në? (Foto)

Moderatorja e njohur e lajmeve Edona Zogu, duket se ka vendosur të heqë dorë nga televizioni.

Kështu së paku kanë bërë me dije burimet nga “Zëri” pranë KTV-së, televizion në të cilin Zogu punonte prej vitesh.

Ajo ka qenë gjithnjë e pëlqyer nga publiku për paraqitjen dhe mënyrën e saj origjinale të udhëheqjes së edicionit informativ.

Edona Zogu

Flitet se e njëjta ka braktisur televizionin duke u bërë pjesë e kompanisë “Ipko”, ku do të fillojë punën nga dhjetori i këtij viti.

Ndërkohë, Telegrafi mëson edhe se Edona njëherësh ka fituar bursë për studimet master në Universitetin e Sheffield, në Greqi.

Gjatë punës në KTV, Edona është shquar si një prej spikereve më të dalluara në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version