Ajo kishte edhe një arsye më tepër për të qenë e lumtur gjatë ditës së djeshme.
Bëhet fjalë për moderatoren Edita Doli-Muhaxheri, të cilën e dëgjojmë çdo mëngjes në emisionin “Radar” të RTV Dukagjinit.
Gazatarja tashmë është bërë nënë për herë të dytë duke sjell në jetë edhe një vogëlushe, të cilën e ka pagëzuar me emrin Helena.
” Zoti bekoi familjen time edhe me një vajzë, Helenën!”, ka bërë të ditur me këtë rast biondina përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se Edita tashmë është nënë e një djali të quajtur Akil gjersa është e martuar me Blerim Muhaxherin.
Ndryshe, tash e sa vite emisioni transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, në radion më të madhe në vend, “Radio Dukagjini”. /Telegrafi/