Telegrafi

Moderatorja e sportit, Qeqa Krelani tregon momentin e sikletshëm kur e kishte quajtur Zhegrovën “idiot” në transmetim direkt

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, bashkë me të motrën e saj, moderatoren e sportit, Qeqa Krelanin, kanë qenë të ftuara së fundmi në “Xing meErmalin”.

Gjersa Flaka erdhi si mysafire, Qeqa ishte e ftuara e Ermalit në fshehtësi për ta befasuar Flakën me prezencën e saj.

Ato rrëfyen histori të ndryshme nga jeta dhe karriera e tyre, teksa në një prej momenteve Qeqa tregoi një nga ngjarjet më të sikletshme që i kishte ndodhur.

Lexo po ashtu Habit Flaka Krelani: Kur isha e vogël më pëlqente të haja barut

Bëhet fjalë për ndeshjen Kosovë-Danimarkë, ku ajo bashkë me dy moderatorë të tjerë ishin komentues të lojës, teksa në një prej momenteve Krelani harron ndezur mikrofonin.

Duke menduar që zërimi është i fikur, Qeqa kishte bërtituar kundrejt futbollistit Edon Zhegrova, duke u shprehur: “Shëno o idiot”.

Gjithçka ishte dëgjuar në transmetim direkt dhe moderatorja nga Gjakova kishte mbetur shumë e sikletosur nga kjo ngjarje.

Mirëpo ajo e pranoi se nuk ndjehet aq keq për fjalët që i tha Edon Zhegrovës, duke shtuar se nuk e ka shumë në qejf atë si person.

Qeqa Krelani përndryshe njihet si komentatorja e parë femër shqiptare e ndeshjeve futbollistike. /Telegrafi/