Site icon Telegrafi

Moderatorja Donika Hyseni bie sërish pre e ‘prank’-ut të kolegut të saj gjatë emisionit

Programi i RTV Dukagjinit “Drive on D” sjell momente argëtuese me dëgjuesit duke shtjelluar tema të ndryshme dhe interesante.

Një të tillë dy kolegët gazetarë Donika Hyseni dhe Mirdon Pacolli kishin edhe pak ditë më parë kur trajtuan temën “Për çka jeni ndarë me ish-in tuaj”.

Në mes telefonatave ishte edhe një e veçantë, kur thirrja u bë nga një tjetër koleg i tyre i cili i bëri një tjetër ‘prank’ Donikës.

Foto: Screenshot/RTV Dukagjini

Ai ndryshoi zërin për të mos u kuptuar se kush ishte dhe tregoi një histori qesharak se pse ishte ndarë nga gruaja e tij e supozuar.

Më pas i njëjti telefonoi sërish për t’i treguar moderatorëve se ishte kolegu i tyre dhe historia ishte imagjinare.

Ky moment shkaktoi të qeshura në studio dhe padyshim edhe për dëgjuesit. Madje video është bërë virale edhe në rrjetin social TikTok.

Theksojmë që momentet të tilla, kolegët e RTV Dukagjinit sjellin vazhdimisht që bën që dëgjuesit të argëtohen me to. /Telegrafi/

Exit mobile version