Një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur moderatorit Mark Heyes.
Teksa ishte duke folur me kolegen, Lorraine Kelly, Heyes zbuloi se çfarë kishte ndodhur me pantallonat e tij.
Ata ishin në transmetim live dhe në një moment pantallonat e Mark ishin grisur në një vend aspak komod për të qëndruar në këmbë.
Në studion nuk munguan të qeshurat dhe shakatë e moderatores Kelly.
Ai mori një nga skaletat dhe mbuloi pjesën e grisur të pantallonave. /tvklan.al