Site icon Telegrafi

Moderatori Sadri Imeri me kamerë të fshehur, bëhet si i sëmurë dhe dërgohet me urgjencë në spital

Moderatori i njohur, Sadri Imeri, gjatë emisionit të tij ‘Kojshia Show’ ka krijuar një situatë, përmes së cilës përçoi një mesazh.

Pak para se të bëhej gati për emision, ai pretendoi se është sëmurë duke kontaktuar Emergjencë.

Ekipa menjëherë u shfaq në vendin e ngjarjes, të cilët u përkujdesën që gjendja e moderatorit të përmirësohet.

Në të mbërritur në ambulancë, Imeri bëri të ditur se nuk është i sëmurë, por ky ishte një mesazh për të gjithë ata që thërrasin ekipin e emergjencës pa pasur ndonjë gjë.

“Ju bëj apel qytetarëve të Republikës së Kosovës, mos e përdorni ndihmën e shpejtë, thërrisni vetëm kur keni nevojë, sepse kështu ju i humbi mundësinë një personi me të vërtetë të sëmurë”, është shprehur ai.

Vlen të përmendet se ai shpeshherë bën ngjarje të tilla, për të përçuar mesazhe të ndryshme te qytetarët.

Exit mobile version