Site icon Telegrafi

Modelja tregon ku qëndron e fshehta për një fotografi të përsosur (Foto)

Modelja britanike që jeton në New York, Iskra Lawrence, është avokate e ‘pozitivitetit trupor’ dhe modele e të brendshmeve.

Ajo pozon para aparatit për çdo ditë, andaj besohet se mund t’i dijë të gjitha këndet e duhura që e bëjnë të duket e mrekullueshme.

Ndriçimi dhe këndet – dy elementet bazë, sipas Iskras (Instagram)

Në një postim në Instagram, ajo ka treguar si duhet bërë fotografinë e duhur dhe se si duhet ta kemi qasjen ndaj rrjeteve sociale, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Si të bëni një ‘selfie’ të përsosur – ju mëson profesionistja për këtë (Video)

“Do të jem e para që ju tregoj se fotografitë krejtësisht varen nga ndriçimi i mirë dhe këndet”, ka shkruar bukuroshja në një postim të saj.

“Mos i lini fotografitë e askujt t’ju bëjnë të ndiheni e pasigurt për veten”, ka shtuar më tej modelja.

Exit mobile version