Një modele në Instagram është bërë virale të hënën pasi akuzoi Adam Levine se kishte një lidhje me të.
Sumner Stroh nuk e identifikoi fillimisht atë, por përmendi se bëhet fjalë për një ‘burrë që është i martuar me një modele të Victoria’s Secret’.
Frontmeni i “Maroon 5”, 43-vjeçar, është i martuar me ish-engjëllin e ‘Victoria’s Secret’, Behati Prinsloo që nga viti 2014.
“Në atë kohë, isha e re, isha naive dhe sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar”, tha Stroh, 21-vjeçare, në video, pa dhënë detaje se kur ndodhi afera e supozuar.
“Unë nuk isha në ‘skenën’ si tani, kështu që padyshim që u manipulova shumë lehtë”.
Sidoqoftë, Stroh tha për Page Six se afera e supozuar ndodhi ‘vitin e kaluar’ kur ajo ‘mbaroi kolegjin në 2021’.
Kur u pyet nëse lidhja e supozuar ishte thjesht diçka e lidhur emocionalisht, modelja pretendoi se ajo dhe Levine kishin marrëdhënie ‘fizike’.
“Unë nuk kam folur me të për disa muaj”, vuri në dukje ajo gjithashtu.
Në videon virale, bukuroshja zbuloi më tej disa mesazhe të cilat i kishte shkëmbyer me Levine.
Nga ana tjetër, Adam dhe Behati konfirmuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. /Telegrafi/