Sofia Richie dhe Elliot Grainge u martuan në Francë të shtunën.
Modelja 24-vjeçare i tha ‘PO’ 30-vjeçarit në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes para familjes dhe miqve, duke përfshirë Nicole Richie dhe Paris Hilton.
Për ceremoninë, nusja zgjodhi një fustan nusërie Chanel me rruaza të bardha shkëlqyese.
Babai i saj, këngëtari legjendar Lionel Richie, e përcolli atë deri në altar.
Ndërkohë, dhëndri dukej elegant me një kostum ngjyrë të errët dhe një palë syze në kokë.
Përveç Hiltonit, e cila shoqërohej nga bashkëshorti Carter Reum, të ftuar të famshëm ishin edhe Cameron Diaz dhe Benji Madden, i cili është kunati i Nicole.
Griange, një ekzekutiv i muzikës, i ka propozuar Sofias në prill të vitit 2022.
Dyshja konfirmuan se ata ishin çift vetëm disa ditë pasi u përhapën thashethemet se Sofia po takohej me djalin e kryetarit dhe CEO-n e Universal Music Group, Lucian Grainge.
Sofia filloi të takohej me Elliot pasi pati një lidhje të shkurtër me Mattheë Morton, djalin e Peter Morton, 75 vjeç.
Para kësaj, bukuroshja kishte lidhje me Scott Disick, 39 vjeç, për gati tre vjet përpara se të ndaheshin në maj 2020. /Telegrafi/