Telegrafi

Modelja Sindi Cela publikon fotografinë e parë të realizuar me Seldin

Artisti nga Shqipëria, Seldi Qalliu, zyrtarizoi lidhjen e re në muajin shtator të këtij viti.

Ai njoftoi se po shijon një romancë dashurie prej muajsh me modelen Sindi Cela, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë.

Megjithë aludimet dhe raportimet se janë ndarë, çifti po vazhdojnë të kenë një lidhje të shëndoshë dhe mjaft të mirë.

Sindi Cela (Foto: Instagram)

Së fundmi ka qenë bukuroshja shqiptare, ajo e cila i është bashkuar trendit të ri në Instagram, për publikimin e fotografive që kërkojnë ndjekësit.

Asaj iu kërkua së fundmi të ndajë fotografinë e parë që ka realizuar me këngëtarin e mirënjohur.

Lexo po ashtu E dashura e Seldit sqaron të vërtetën rreth raportit me këngëtarin: Ishte gabimi im, por nuk jemi ndarë

Në imazhin e ndarë në InstaStory, çifti duket se kanë bërë një maskë për fytyrë dhe shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Sindi Cela (Foto: Instagram)

Theksojmë që Sindi është 22 vjeçe, 11 vite më e re se Seldi. /Telegrafi/