Telegrafi

Modelja shqiptare, Xhesika Berberi ndjek nga afër performancën e Usher në Super Bowl

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka ndjekur nga afër performancën e Usher në “Super Boël 2024”.

Ajo ka ndarë disa pamje në Instagram, aty ku numëron afro 200 mijë njerëz.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, duket se është argëtuar tejet shumë në këtë shfaqje.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta është veshur me një kostum të ngushtë ngjyrë gri, i cili ia vë në pah linjat trupore.

Lexo po ashtu "Imagjinoni që dikush të përqafon gruan tuaj kështu", Usher kritikohet për afrimitetin me Alicia Keys në Super Bowl

Ish-Miss Shqipëria ka qenë e shoqëruar nga influencuesja e famshme, Sofia Harmanda.


Xhesika ndërkohë rikthehet herë pas here në Shqipëri, për të qenë më afër familjes e shoqërisë, por edhe për projekte.

Kujtojmë që Berberi u shpall ‘Miss Universe Albania’ në vitin 2011. /Telegrafi/