Modelja Emina Cunmulaj është një personazh mjaft i njohur për publikun. Ajo është shquar gjithmonë pë pamjen dhe fizikun e saj të shkëlqyer.
Tash e disa vite Emina jeton në SHBA ku edhe ka krijuar familjen e saj.
Ka kohë që ajo nuk merret më me modeling, mirëpo prapëseprapë ajo është shpesh herë e pranishme nëpër aktivitete të ndryshme të modës që zhvillohen në SHBA.
Së fundmi ajo ka qenë e pranishme në sfilatën e re të “SBE Collection” dhe “Morschino”, të cilat kanë prezantuar produktet e tyre për stinën e dimrit 2016/17.
Emina është shfaqur mjaft elegante në tapetin e kuq të këtij eventi, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, i cili nxirrte mjaft mirë në pah format e saj trupore.
Ajo gjithashtu është takuar me emra të njohur të industrisë së modës në Miami si Julio Le Parc dhe Jeremy Scott, stilistn e famshëm të disa prej figurave të njohura botërore si: Madonna, Miley Cyrus etj. /Telegrafi/