Duke folur për jetën e saj private, moderatorja e “Jo vetëm modë” ka befasuar në një intervistë të fundit për InTV.
Ajo ka deklaruar se martesën e sheh si diçka të afërt në jetën e saj.
Nuk dihet nëse Floriana ka gjetur mashkullin e ëndrrave apo e ka bërë këtë deklaratë pas lajmit se ish i fejuari i saj i kishte përgatitur një ditëlindje përrallore të dashurës së re.
“Planet e mia për martesë? Mund të them se martesa ime do të jetë e afërt”, ka thënë në një shkëmbim pyetjesh me Drini Zeqon. Më pas ajo vazhdoi me të qeshur duke e kthyer bisedën në formë shakaje: “Nuk kam ç’të bëj, unë kështu e ndjej”.
Pas ndarjes në nëntorin e vitit 2015 nga i fejuari i saj prej 5 vitesh, Tedi Ngjela, bukuroshja është shfaqur shpesh vetëm. Mbetet për tu parë se me kë do të lidhë kurorë bukuroshja në fjalë.