Telegrafi

Modelja shqiptare që punoi për Trump: Nuk e kam takuar kurrë, por ai nuk më pëlqen si president

Në vitin 2013, Mirjeta Shala u shpall Miss Kosova për të nisur kështu rrugëtimin drejt botës së madhe të bukurisë ndërkombëtare. Bukuroshja qe disa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku suksesi vetëm e ndjek, e njerëzit vetëm e duan dhe e adhurojnë.

Është shfaqur në kopertinat e revistave më prestigjioze, ndërsa krahas angazhimeve të shumta, në vitin 2013 iu ofrua një kontratë nga “Trump’s Models Management” në New York.

Lexo po ashtu Mirjeta Shala, Miss Kosova që punoi për Trumpin, zbulon 'sekretet' e saj

E pyetur nga dritare.net se si është Donald Trump nga afër në marrëdhënie pune, ajo është përgjigjur: “Personalisht nuk e kam takuar Donald Trumpin pasi agjencia ka rregulla shumë strikte”.

Mirëpo, kur është pyetur nëse ka një arsye më shumë për t’iu gëzuar faktit që Trump u bë president, modelja ka thënë se nuk i pëlqen kreu i ri i SHBA-ve.

“Jo, aspak, pasi ai nuk më pëlqen. Megjithatë, e uroj të jetë një president i mirë”, ka theksuar Mirjeta.

Fjalët e saj për fotografin e njohur, Fadil Berisha, janë: “Fadili është prind i dytë për mua. Është njeriu që dua po aq shumë sa familjen time. Nuk gjej fjalë për të përshkruar veçantinë e këtij njeriu të madh, me zemrën më të bukur e më të artë në botë”.