Në vitin 2013, Mirjeta Shala u shpall Miss Kosova për të nisur kështu rrugëtimin drejt botës së madhe të bukurisë ndërkombëtare. Bukuroshja qe disa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku suksesi vetëm e ndjek, e njerëzit vetëm e duan dhe e adhurojnë.
Është shfaqur në kopertinat e revistave më prestigjioze, ndërsa krahas angazhimeve të shumta, në vitin 2013 iu ofrua një kontratë nga “Trump’s Models Management” në New York.
E pyetur nga dritare.net se si është Donald Trump nga afër në marrëdhënie pune, ajo është përgjigjur: “Personalisht nuk e kam takuar Donald Trumpin pasi agjencia ka rregulla shumë strikte”.
Mirëpo, kur është pyetur nëse ka një arsye më shumë për t’iu gëzuar faktit që Trump u bë president, modelja ka thënë se nuk i pëlqen kreu i ri i SHBA-ve.
“Jo, aspak, pasi ai nuk më pëlqen. Megjithatë, e uroj të jetë një president i mirë”, ka theksuar Mirjeta.
Fjalët e saj për fotografin e njohur, Fadil Berisha, janë: “Fadili është prind i dytë për mua. Është njeriu që dua po aq shumë sa familjen time. Nuk gjej fjalë për të përshkruar veçantinë e këtij njeriu të madh, me zemrën më të bukur e më të artë në botë”.