Në mesin e bukurosheve të cilat plotësojnë shkëlqimin e orëve dhe stolive në panairin “Baselworld” është edhe modelja shqiptare, Heidi Lushtaku.
Ajo është zgjedhur të prezantojë orët zvicerane “Tissot” në mesin e 1500 markave të orëve dhe stolive nga 40 vende të botës.
“Më kanë kontatuar nëpërmjet agjencisë sime dhe kam pranuar të jem pjesë e këtij brendi zviceran të orëve. Jam shumë e lumtur që jam ketu për ta prezantuar Tissot në “Baselword 2016”, tha për albinfo.ch, shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku.
Brendi i orëve „Tissot“ shet 4 milionë orë në vit në tërë botën. Finalistja e “Miss Zvicra 2013” po bashkëpunon kohët e fundit me “Swiss Air Magazine” dhe me klinikën e bukurisë “Lemanic”.
Heidi Lushtaku ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013”, kurse aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër, e cila ka kontrata disavjeçare me firma të ndryshme zvicerane.