Telegrafi

Modelja shqiptare në krah të David Beckhamit (Foto)

Miqësia e Emina Çunmulaj me yllin e futbollit, David Beckham ne fakt nuk është një gjë e re.

Edhe më parë ata janë parë në shoqërinë njëri-tjetrit, pasi që bashkëshorti i saj, Sami Nazarian është prej kohësh mik i anglezit të famshëm.

Ka qenë vet modelja shqiptare e cila ka bërë të ditur përmes një mesazh në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

“Kur ata flasim për futboll dhe ti duhet vetëm të qëndron”, ka shkruar modelja në Instagram, Emina.

Ndryshe, modelja është duke shijuar jetën e së qeni nënë, ndërsa herë pas here edhe po gjen kohë edhe të argëtohet. /Telegrafi/