Site icon Telegrafi

Modelja shqiptare harron për një moment ‘Çenarin’: Po shkrihet pas ‘Onurit’ të ‘Sheherzades’ (Foto)

Almeda Abazi po thotë se adhuron shumë një aktor turk, i cili nuk i është i dashuri i saj.

Ka kohë që Tolgahan Sayışman ia ka marrë zemrën ish-Miss Shqipërisë dhe të dy tashmë edhe po bashkëjetojnë.

Por, modelja shqiptare përveç ‘Çimarit’ ka simpati edhe për Halit Ergenc, transmeton Telegrafi.

“Po shkrihem”, shkruan Abazi në këtë fotografi të publikuar në Insta Stories. A të jetë bërë Tolghan xheloz nga ky postim mbetet të shihet?!

Kujtojmë se Erginc është i njohur në Kosovë për rolin e Onurit në serialin “1001 Netë” gjersa është i martuar me Berguzar Korel, e njohur si Sehrazaden. /Telegrafi/

Exit mobile version