Telegrafi

Modelja shëtit rrugëve me gjoksin e zbuluar, shikoni reagimet e meshkujve (Video, +16)

Artistja Sarah ASleigh i kishte kaluar plot dy orë duke vizatuar gjoksin e modeles Kelly Klein, para se të dilte për shëtitje nëpër rrugët e qytetit.

Por e gjithë kjo përgatitje, ishte një eksperiment i realizuar nga Mail Online, transmeton Telegrafi.

Me këtë ata dëshironin të shihnin nëse njerëzit do ta vërejnë që Kelly nuk ka asgjë të veshur madje as sutjena, dhe të ndjekin me vëmendje reagimet e qytetarëve.

Ajo kishte veshur vetëm xhinse dhe çizme, kurse në pjesën e sipërme kishte vizatuar trupin në formë të një bluze me ngjyrë të gjelbër.

Në videon 10-minutëshe, kamera e fshehur ka kapur 19 shikime interesante të meshkujve, derisa kishte edhe kalimtarë të cilët nuk e kishin vërejtur që ajo ishte lakuriq. /Telegrafi/