Telegrafi

Modelja sfidon vdekjen në ndërtesën 306 metra të lartë, për të realizuar foto artistike (Foto/Video)

Një modele glamuroze është kritikuar, pasi ka rrezikuar jetën për të realizuar një fotosesion në majën e njërën prej ndërtesave më të larta në botë.

Victoria Odintsova 23-vjeçe, kishte qëndruar e varur në kulmin e ndërtesës 306 metra të lartë, derisa asistenti i saj po e mbante për dore në kullën Cayan në Dubai të Emirateve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Modelja ruse e cila ka mbi tre milion ndjekës në mediat sociale dhe që cilësohet si gjëja më e mirë pas prodhimit të vodkës ruse, ka pranuar se para realizimit të fotosesionit ishte paksa nervoze.

“Nuk më besohet që e kam bërë. Sa herë që e shikojë videon, fillojnë të më djersiten këmbët”, ka deklaruar modelja nga Shën Petersburgu.

Por kishte edhe një grup të adhuruesve të saj që e kanë kritikuar për veprimin, për faktin se kishte rrezikuar jetën vetëm dhe vetëm që të realizojë disa fotografi artistike. /Telegrafi/