Site icon Telegrafi

Modelja ruse Daria Radionova mbulon me dy milionë Swarovski ‘Lamborghini’-n e saj

Modelja e famshme ruse e njohur falë Instagramit ka mbuluar veturën e saj luksoze të tipit “Lamborghini Aventador” me dy milion kristale ‘Swarovski’.

Makina e zezë, e cila para modifikimeve të saj kishte një shpejtësi maksimale prej 217mph, u modifikua nga një kompani e Londrës para se Daria Radionova të zbulonte versionin e ri të veturës së saj për publikun, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Zakonisht, super-karrocat duhet të jenë të efektshme për të lejuar motorët e tyre të fuqishëm – në këtë rast një V12 6.5 litra – që t’i shtyjnë ato nëpër ajër. Motori masiv mund të çojë makinën në 60mph në vetëm 2.8 sekonda, ndërsa 120mph do të vijnë dhe shkojnë brenda 8.5 sekondave.

Megjithatë, vendosja e dy milionë kristaleve në karrocë ka të ngjarë të ndikojë në shifrat e performancës pasi ato mund të rrisin peshën dhe të pengojnë rrjedhjen e ajrit mbi karrocat e makinës.

Radionova e promovoi veturën e saj të re me kristale në Londër,duke e çuar atë në Knightsbridge për t’ua treguar njerëzve.

Sipas News.com.au ekipi kaloi 700 orë për dy muaj, duke vendosur të gjitha kristalet në veturë. /Telegrafi/

Exit mobile version