Noah Gragson ishte tepër i gëzuar që fitoi garën e makinave NASCAR, që u zhvillua në Floridë të Shteteve të Bashkuara, andaj deshi ta përmbyllte duke e puthur një modele.
Por, Helena Ciappina e cila ishte zgjedhur për t’ia dhënë një trofe, nuk ishte e gatshme ta përqafonte garuesin 20-vjeçari, transmeton Telegrafi.
“Epo nuk mund t’i kesh të gjitha” si dhe “këtu përfundon triumfi, je i aftë vetëm në pilotimin e makinave”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Megjithatë, modelja ia bëri qefin atij, duke ia dhënë më vonë një puthje të lehtë. /Telegrafi/