Telegrafi

Modelja që zbukuron klipin e Getit dhe Majkut, në poza të ndryshme (Foto/Video)

Nuk ka dyshim se një pjesë të rëndësishme të klipit të këngës “Ajo” nga Getoar Selimi dhe Majku, e përbën edhe protagonistja femër.

Është fjala për modelen shqiptare, Xhesika Berberi, e cila ka zbukuruar videon muzikore dhe ka bërë që këto ditë të flitet shumë për të.

Në vitin 2011, Xhesika fitoi kurorën e ‘Miss Universe Albania’ dhe e përfaqësoi Shqipërinë në ‘Miss Universe’ që asokohe u zhvillua në Brazil.

Bukuroshja elegante, e gjatë, me sytë jeshil që prej ‘Miss Universe’, jeta e saj ka qenë e mbushur me punë dhe udhëtime, me ç’rast ka lidhur kontrata të majme me agjenci mode në Turqi, SHBA dhe vende tjera. /Telegrafi/