Moskualifikimi i Italisë në Kampionatin Botëror është shoqëruar edhe me ironizime të ndryshme në rrjetet sociale.
Azzurrët nuk arritën të siguronin vizën për në Rusi, pasi në ‘play-off’ pësuan nga Suedia.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kthyese kur edhe u kuptua se italianët u eliminuan, modelja kroate, Nina Moric, ka bërë një postim ngacmues për ta.
“Të gjithë jeni të ftuar në shtëpinë time që ta shohim Kroacinë në Botëror”, ka shkruar bukuroshja në një postim në Twitter, ndërsa e ka përfshirë hashtagun Italia-Suedia.
https://twitter.com/nina__moric/status/930189256286461953
Nina është një modele 41 vjeçare e lindur në Zagreb. Ajo u bë e famshme pas shfaqjen në videoklipin e hitit të Ricky Martin, “Livin’ La Vida Loca” (1999).
Të njëjtin vit, ajo debutoi edhe si këngëtare, mirëpo duke qenë se kënga e parë nuk pati sukses, e anuloi edhe projektin për realizimin e një albumi.
Bukuroshja ishte zgjedhur nga Jim Carrey për ta luajtur rolin e protagonistes femër në vazhdimin e dytë të filmit “The Mask”, mirëpo projekti kishte dështuar pas tërheqjes së aktorit.
Gjatë karrierës, Nina ka punuar për dizajnerë, si Versace, Roberto Cavalli, Trend Les Copains, Valentino, Erreuno, Gai Mattiolo, RoccoBarocco, Fausto Sarli, Gattinoni, Mariella Burani, Angelo Marani, Marina Spadafora, Simonetta Ravizza, Guillermina Baeza e Jesus Del Pozo.
Po ashtu, ajo i ka zbukuruar ballinat e revistave më të njohura botërore, duke përfshirë edhe Maxim. Pas disa viteve në SHBA, modelja u zhvendos në Itali, ku e ka vazhduar karrierën si modele dhe është bërë korrespondente televizive.
Nina është tallur me futbollistët edhe në të kaluarën. Ajo e kishte kritikuar performancën në shtrat të Riccardo Montolivos dhe Hernanesit.
Po ashtu, Moric ishte tallur edhe me peshën e sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain.
“Për të gjithë ata që kritikojnë Higuain: Do të dëshiroja t’ju shihja ju të luanit futboll në muajin e shtatë të shtatzënisë” kishte shkruar ajo duke iu referuara kritikave për kilogramët e tepërt të futbollisti argjentinas. /Telegrafi/