Telegrafi

Modelja që po bën karrierë në SHBA, Valbona Bakiu: Lumturinë nuk e gjeni te paratë, por tek vetvetja

Ajo është një ndër modelet më të famshme në rrafshin ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për bukuroshen Valbona Bakiun, e cila me hapa të sigurt po korr suksese në botën e modës në SHBA.

Zeshkania është pjesë e agjencisë së modës “State Management Models” si dhe “True Models Menagement”, ku janë edhe shumë yje botërore të fushës së modës.

Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku po sjell vazhdimisht imazhe , video si dhe mesazhe motivuese për jetën.

Së fundi, ajo ka shkruar në llogarinë personale në Instagram teksa ka folur se ku mund ta gjejmë lumturinë.

“Lumturia fillon me ju. Lumturia nuk fillon me romancën, punën, paratë, por vetëm me ju”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Valbona Bakiu, modelja që po shkëlqen në pasarelat amerikane

Zeshkania thuhet se nuk ka nevojë të drejtohet në studio pasi që e di se çfarë të bëjë para aparatit fotografik. Karakteri i saj është shumë i ftohtë dhe kjo i jep profesionalizëm më të lartë.

Ndryshe, Bakiun do ta shohim edhe gjatë vitit të ardhshëm në ngjarje të ndryshme të modës. /Telegrafi/