Modelja dhe aktorja, Cara Delevingne, ka pozuar nudo për revistën Esquire dhe ka shpalosur detaje nga jeta e saj personale. Dhe kur vjen puna për të hequr rrobat, ajo duket aq tërheqëse sa kurrë më parë.
Gjatë intervistës, 23-vjeçarja ka folur për kohen se kur e ka humbur virgjërinë dhe periudhën e depresionit si adoleshente.
Gjatë periudhës së depresionit, asaj i kanë ndodhur edhe shumë gjëra në jetë është shprehur ajo.
“Po atë javë unë humba edhe virgjërinë (si 18-vjeçare), isha në luftë me veten, qaja, qeshja. Por kjo ishte ndjenja më e mirë në botë për t’i ndjerë gjërat përsëri”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera, Cara ka deklaruar se vazhdon të jetë ende në depresion por, kësaj here pa medikamente.
“I urrej medikamentet. Unë nuk pajtohem me to. Është shumë e lehtë të abuzohesh me to”, ka thënë më tej.
Ndryshe, Delevingne që nga mosha 16-vjeçare është diagnostikuar me depresion. /Telegrafi/