Site icon Telegrafi

Modelja nga Miami hap zjarr ndaj plaçkitësve të armatosur me Uzi, që sulmuan bashkëshortin dhe të birin e saj

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin, kur një nënë nga Miami mbron familjen e saj nga hajnat e maskuar dhe të armatosur që u futën në shtëpinë e saj duke shtënë me Uzi.

Ansley Pacheco që është yll në OnlyFans dhe modele e shquar  me miliona ndjekës në Instagram, ishte në dhomën e gjumit në pronën e saj kur dy burra u futën në shtëpi dhe filluan të shtien mbi bashkëshortin e saj Daniel dhe miqtë e dyshes, transmeton Telegrafi.

Në video shihet 26-vjeçarja Pacheco e cila vrapon për ta marrë revolen e saj, për t’iu kundërvënë hajnave të armatosur.

“Mos qëlloni, djali im është brenda”, dëgjohet modelja duke bërtitur derisa qëndronte e fshehur pas derës vetëm me të brendshme.

Por plaçkitësit as që dëgjuan lutjet e saj, madje filluan të shtien në drejtim të dhomës së saj, ku plumbat në disa raste goditën shtratin, derën e tualetit dhe televizorin.

“Ata kanë shkrepur shtatë plumba në drejtimin tim”, ka shtuar modelja.

Për fat të mirë djali i saj 7-vjeç nuk është prekur nga asnjë plumb, edhe pse shumë prej tyre kanë fluturuar shumë afër tij.

Njëri prej plaçkitësve kanë arritur të vjedhin stoli të shtrenjta ari dhe orë, duke u larguar me shpejtësi nga shtëpia luksoze e modeles. /Telegrafi/

 

Exit mobile version