Telegrafi

Modelja nëntëvjeçare me dy këmbë të amputuara, sfiloi në Javën e Modës në Paris

Daisy-May Demetre (Foto: Twitter)

Një vajzë nëntëvjeçare, me të dyja këmbët e amputuara, ka ecur në një sfilatë në Kullën Eiffel, në kuadër të Javës së Modës në Paris.

Daisy-May Demetre nga Birminghami besohet se është modelja e parë me të dyja këmbët e amputuara që sfilon në një spektakël mode.

Babai i saj është shprehur shumë krenar me vajzën e tij duke thënë se edhe vet ajo ndihet krenare me këtë arritje.

Daisy-May Demetre (Foto: Twitter)

Vajza i kishte marrë detyrat e shtëpisë me vete, duke qenë se pas ecjen në pasarelë në fundjavë, të hënën ka shkuar në shkollë.

Daisy ka ecur me koleksionin Lulu et Gigi, ndërsa themeluesja Eni Hegedus-Buiron ka thënë se ajo po i sillte ndërgjegjësim botës. /Telegrafi/