Telegrafi

Modelja mitrovicase Besa Istrefi i ‘propozon’ martesë Xherdan Shaqirit

Foto: Getty Images

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Serbisë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Ishte shkëlqimi i dy shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ai që bëri krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Lexo po ashtu Postimet satirike dhe ironizuese të estradës ndaj Serbisë, pas fitores së Zvicrës

Urime të përzemërta dhe falënderime për dy futbollistët kanë shprehur edhe shumë prej figurave publike përmes rrjeteve sociale.

Madje, një nga modelet më të njohura në vend, nuk është përmbajtur aspak as për simpatinë e treguar haptazi ndaj Xherdan Shaqiri.

Është kjo Besa Istrefi nga Mitrovica, e cila ka qenë shumë e përfolur në media për fotografitë e saj artistike nudo.

Lexo po ashtu BESA, E ZH(VESHUR)!

Në një imazh të hedhur në InstaStory, Besa shfaq momentin kur Shaqiri ka shënuar gol, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se ka dëshirë të martohet me të.

“Oh la la, ma lerëni këtë Xherdanin ta martoj”, shkruan modelja mitrovicase në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Foto: Besa Istrefi/InstaStory