Mesa duket klani Kardashian/Jenner do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe fatkeqësisht jo për diçka pozitive, por për skandalet në të cila ata e gjejnë veten.
Disa ditë më parë modelja Kendall Jenner u bë pjesë e një seti fotografik, ku iu kërkua të improvizojë versionin më të mirë të një balerine. Këto foto janë hedhur në faqen e Instagramit të fotografit Miguel Reveriego dhe së shpejti do të jenë pjesë e revistës Spanish Vogue, transmeton TCH.
Këto imazhe nuk kanë pasur asnjë koment pozitiv, përkundrazi fansat janë të zemëruar me bukuroshen dhe njerëzit që ndihmuan në zhvillimin e këtij seti. Fansat dhe balerinë të ndryshëm profesonistë duke përfshirë Abby Lee Miller janë shprehur se Kendall nuk është një balerinë e vërtetë dhe fotografitë janë thjesht skandaloze.
“Nuk mund ti japësh një modeleje një palë këpucë balerine dhe të presësh që ajo të bëhet një e tillë. Ka pa fund balerina të talentuara që meritojnë të jenë në këtë set, Kendall nuk është e zonja”, shprehet një fanse në Twitter.
Ndërsa Abby Lee Miller fajëson Kris Jenner që nuk e ka lejuar vajzën e saj të ndërmarrë kurse baleti dhe e këshillon që mos të bëjë të njëjtin gabim me North West.