Telegrafi

Modelja Maria Bove vazhdon të shoqërohet me Robert Berishën, publikon një tjetër video në rrjete sociale

Modelja e njohur italiane, Maria Bove, ditëve të fundit tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo pas publikimit të një videoje, në të cilën shfaqet duke u puthur me artistin shqiptar, Robert Berisha.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, gjersa dyshja vazhdojnë të shoqërohen akoma me njëri-tjetrin.

Maria Bove (Foto: Instagram)

Ditën e sotme (e enjte) ka qenë Bove, ajo e cila ka ndarë një tjetër video në InstaStory ku shfaqet me Robertin në ashensor.

Të njëjtit duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku, ndonëse nuk kanë deklaruar akoma për ndonjë romancë të mundshme dashurie.

Lexo po ashtu Kush është Maria Bove, modelja italiane që u pa duke u puthur me Robert Berishën

Roberti në anën tjetër ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi dhe kanë një vajzë së bashku të quajtur, Renee.

Maria Bove (Foto: Instagram)

Maria thuhet se është një modele e influencere ndërkombëtare, e cila në vitin 2011 ishte finalistja italiane në garën ndërkombëtare ‘Miss Bota’. /Telegrafi/