Site icon Telegrafi

Modelja me linja të plota ka shtuar edhe 22 kilogramë gjatë shtatzënisë

Ashley Graham (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Modelja më e famshme me linja të plota, Ashley Graham, kishte njoftuar në muajin gusht se ajo dhe burri i saj ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Që nga ajo kohë, 32-vjeçarja ka postuar rregullisht fotografi dhe video që tregojnë ndryshime në trupin e saj gjatë shtatzënisë.

“Kam shtuar 22 kilogramë. Dhe çfarë është më e mira, nuk më intereson. Asnjëherë nuk jam ndier më mirë dhe jam aq mirënjohëse sa trupi im dhe djali im më kanë lejuar të jem aq e lëvizshme dhe fleksibile sa kam qenë më parë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, transmeton KP.

“Midis stërvitjes, jogës, akupunkturës dhe masazheve limfatike, më në fund ndjehem sikur e kuptova atë shtatzëni dhe si të ndjehem më mirë”, ka shtuar modelja.

Njoftimet e saj i kanë shtyrë shumë nëna që të flasin për shtimin e peshës gjatë shtatzënive.

Exit mobile version