Tabria Majors është njëra prej modeleve me linja të plota trupore, e cila gëzon një numër të madh fansash.
Ajo publikon fotografi të shumta në rrjetet sociale, ku jo rrallëherë pozon me të brendshme apo me bikini.
Mirëpo, fotografitë e saja kanë edhe nuanca të humorit, prandaj marrin pëlqime të shumta.
27-vjeçarja numëron më shumë se 391 mijë ndjekës në Instagram, për të cilët kohë pas kohe ofron ide kreative që lidhen me modelimin.
Këtë herë, Tabria ka vendosur të bëjë shaka me modelet e Victoria’s Secret, me të cilat ka bërë krahasime.
Në fakt, ajo ka pozuar njësoj si bukuroshet e famshme që i reklamojnë veshjet e brendshme.
Në përshkrim të fotografive, Tabria ka thënë se shpreson që në imagjinatë të jetë një modele e Victoria’s Secret, meqë nuk është në jetën reale.
Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të Tabria Majors. /Telegrafi/