Telegrafi

Modelja kritikon performancën në shtrat të Montolivos dhe Hernanesit: Sikur të bënin seks me shpejtësinë që luajnë (Foto)

Bukuroshja kroate, Nina Moric, i ka ngacmuar dy futbollistë që luajnë në kampionatin italian duke lënë të kuptohet se ata nuk e kanë bindur me performancat e tyre në shtrat.

Modelja e njohur ka folur për mesfushorin e Milanit, Riccardo Montolivo dhe atë të Juventusit, Hernanes.

“Po qe se Montolivo dhe Hernanes do të bënin seks me të njëjtën shpejtësi me të cilën luajnë futboll, ata do të ishin dy dashnorë të përsosur”, ka shkruar 39-vjeçarja në Facebook.

Komenti i saj vjen pas finales së Coppa Italia, të cilën e fitoi Juve me rezultat 1-0. /Telegrafi/