Modelja e njohur shqiptare, Kristina Baki, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo publikon imazhe e video të ndryshme, gjersa së fundmi ka befasuar me një fotografi të ndarë në Instagram.
“Miss Shqipëria 2013” ka prezantuar për herë të parë të dashurin e saj, të cilin po ashtu akoma e ka lënë sekret.
Çifti duket se po shijojnë pushimet bashkë, gjersa në fotografi shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar në hapësirën për komente, fansat e së cilës janë kuriozë për të zbuluar më shumë identitetin e partnerit.
Sidoqoftë, do shohim në vazhdim se kush ia ka rrëmbyer zemrën 26 vjeçares.
Kristina nga ana tjetër është shumë e kërkuar në fushën e modelingut dhe tanimë ka një sërë bashkëpunimesh me brende të njohura. /Telegrafi/