Ajo po zhvillon karrierë të suksesshme në shtetin helvetik të Zvicrës, ku edhe është një ndër modelet më të kërkuara të momentit në këtë vend evropian.
Bëhet fjalë për Heidi Lushtakun, e cila së fundi ka realizuar një foto sesion me të brendshme plazhi.
Njërën prej fotografive modelja e ka publikuar edhe në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.
Heidi reklamon jelekët dhe brekët e kompanisë zvicerane të veshmbathjeve “Option Model Zurich”.
Ndryshe, Heidi është edhe imazh i kompanisë së lartcekur dhe ka bashkëpunim të mirë edhe me brende të tjera botërore. /Telegrafi/