Katie Price ka qenë e ftuar së fundmi në ‘podcast’-in, “How To Fail With Elizabeth Day”, teksa ka rrëfyer një ngjarje tronditëse.
Modelja e famshme, 45-vjeçare, pohon se ishte përdhunuar në fëmijëri, kur ishte vetëm shtatë-vjeçe.
“U përdhunova në park kur isha shtatë-vjeçe. Një herë më kishin rrëmbyer pothuajse. Kështu ndodhi që punoja me një fotograf në derën e të cilit trokiti policia. Domethënë, ai i drogonte vajzat me ‘milkshake'”, tha Price.
“Një ditë më tha: ‘Dua të jesh lakuriq me një këmishë të bardhë të lagur’ dhe unë në fillim refuzova. Më vonë pranova”, shtoi ajo.
Ajo gjithashtu tregoi se i dashuri i saj i parë ka abuzuar me të dhe i dyti e ka tradhtuar.
“I dashuri i parë më rrahu, i dyti më grisi rrobat dhe më duhej ta thërrisja mamin lakuriq, më pas më tradhtoi”, tha ajo.
“Nëse nuk do të kishin qenë burrat në jetën time, nuk do të kisha falimentuar apo keqtrajtuar veten psikologjikisht. Ka të bëjë me burrat. Përdhunimi nuk më shqetësoi derisa po bëja një intervistë me Piers Morgan dhe isha në siklet. Qava sepse nuk e kisha menduar kurrë, por padyshim që më shqetësonte”, shtoi modelja.
Ylli pranoi se përvoja e tmerrshme ndikoi në marrëdhëniet e saj me burrat. /Telegrafi/