Telegrafi

Modelja Katie Price dyshohet se është fejuar për herë të nëntë pasi shihet me unazë në gisht

Katie Price ka nxitur spekulime se mund të jetë fejuar me të dashurin e saj, JJ Slater, pas një romance të furishme gjashtëmujore, që do të ishte fejesa e saj e nëntë.

Ish-modelja e njohur, 46 vjeçe, u pa duke treguar një unazë të madhe diamanti ndërsa po rikuperohej nga operacioni i saj i gjashtë për ngritjen e fytyrës në Turqi.

Katie, e cila kishte ende ngjitëse kirurgjike dhe plagë pas operacionit të rëndë, u shfaq e dashuruar me JJ ndërsa shijonin drekën së bashku, shkruan DailyMail.

Personaliteti televiziv kishte në gisht një unazë të madhe diamanti, e cila ishte e vendosur në një brez të artë.

Megjithatë, një përfaqësues për media i yllit insistoi se ajo nuk është fejuar kur u kontaktua nga DailyMail.

Katie ka qenë më parë e fejuar tetë herë dhe ka tre ish-burra – Peter Andre, Alex Reid dhe Kieran Hayler.

Ajo ka qenë e fejuar me partnerët e mëparshëm: Warren Furman (1996), Scott Sullivan (2004), Leandro Penna (2012), Kris Boyson (2018) dhe Carl Woods (2021).

Katie dukej më e lumtur se kurrë ndërsa darkonte me të dashurin e saj, JJ, dhe së bashku me ta ishte edhe djali i Katie, Harvey, 22 vjeç.

Duke treguar trupin e saj me tatuazhe me një bluzë të shkurtër rozë dhe një mini fund, Katie rrezatonte besim ndërsa ecte në restorant me JJ.

Katie kohët e fundit udhëtoi për në Turqi për të bërë operacionin e saj të gjashtë për ngritjen e fytyrës, pavarësisht se ishte në kërkim për shkak të një rasti falimenti prej 760,000 funtesh (892 mijë euro).

Nëna e pesë fëmijëve iu nënshtrua disa ndërhyrjeve në fytyrë, përfshirë ngritjen e vetullave, ngritjen e qafës, ngritjen e buzëve dhe korrigjimin e “veshëve pixie”.

Çifti dukej i relaksuar, me Katien që shfrytëzoi çdo mundësi për të treguar unazën e saj në dorën e majtë ndërsa pinte pije me JJ. /Telegrafi/