Engjëlli i Victoria’s Secret, Jasmine Tookes, ka treguar pse është zgjedhur që të mbajë disa prej veshjeve më të shtrenjta të këtij brendi.
Në vitin 2016, bukuroshja ishte zgjedhur që të mbante jelekët ‘Victoria’s Secret Fantasy Bra’ në spektaklin e të brendshmeve në Paris.
E veçanta e këtyre jelekëve ishte se përmbanin diamante në vlerë prej tre milionë dollarësh (2.44 milionë euro).
Ndërsa këto ditë, 27-vjeçarja është fotografuar duke i shijuar pushimet në bregdet, e veshur me bikini me print leopardi.
Jasmine, e cila shoqërohej nga motra e saj e vogël, ka vënë në pah linjat e saja prej modeleje.
Bukuroshja ka qëndruar këto ditë në Havai për të shijuar motin e mirë atje.
Paparacit e kanë fotografuar gjatë gjithë kohës sa ajo lahej dhe argëtohej. /Telegrafi/