Modelja italiane Cristina Buccino, pas publikimit të fotos nga revista e përjavshme “Chi”, ka folur për takimin me lojtarin portugez Cristiano Ronaldo, pasi dyshja u pa duke darkuar në Ibiza.
“Shkova në atë vend dhe Cristiano ishte aty. U pamë sy më sy dhe më ftoi për darkë si një zotëri. Ai është një djalë shumë i mirë”, tha Cristina.
Cristina kishte folur edhe më parë për Ronaldon, duke e pranuar haptas që i pëlqen fiziku i yllit të Realit.