Site icon Telegrafi

Modelja Iris Shala shijon rrezet e diellit të Vjenës (Foto)

Pushimet për modelen shqiptare tashmë kanë filluar pas shumë angazhimeve në projekte të ndryshme artistike.

Iris Shala, e cila bën karrierë të modeles dhe artistet në Evropë, ka zgjedhur që një pjesë të pushimeve t’i kalon në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Megjithëse, ky qytet nuk njihet për turizëm veror pasi që nuk kufizohet me ndonjë deti, pos me lumin e njohur Danub, kjo bukuroshes nuk i pengon të bëjë poza joshëse.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram disa fotografi teksa shihet në bikini duke hyrë në një shtëpi “të vjetër” ndërsa në disa prej tyre duke u freskuar me pije joalkoolike “Spry&Soft”.

Ndryshe, Irisi është mbesa e aktorit të ndjerë vushtrrias, Abdurrahman Shalës, i cili njihet për rolet në filmat “Njeriu prej dheut”, “Proka” dhe serive televizive “Era e Lisi” (1979) dhe “Kur pranvera vonohet”. /Telegrafi/

Exit mobile version