Site icon Telegrafi

Modelja gjigante

Vajza nga Kalifornia, emri i vërtetë i së cilës është Erika Ervina, u bë e famshme falë gjatësisë së saj. Shumë shtëpi mode e kërkojnë për modele, ndërsa jo rrallë merr oferta për tu paraqitur edhe nëpër reklama ose filma.

Së shpejti emri i saj do të regjistrohet edhe në librin e rekordeve Guinness, por së pari duhet ta dëshmojë se është manekinia më e gjatë në botë. Momentalisht këtë titull e mban vajza e cila është e gjatë 190 centimetra.

“Në mars do të matem zyrtarisht. Do të më masin ën mëngjes, në drekë, pasdreke dhe në darkë, do ta shohim”, tha Amazaon Eve për mediat amerikane.

Amerikania ka studiuar artet skenike, ndërsa shpesh ka luajtur edhe në filma, por kryesisht si bishë ose si jashtëtokësore. /Telegrafi/

Exit mobile version