Telegrafi

Modelja Françeska Jaçe: Dua të vetë-izolohem në Maldive

Françeska Jaçe (Foto: Instagram)

Modelja e popullarizuar shqiptare, Françeska Jaçe, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe vetëm në Instagram numëron 309 mijë njerëz.

Ajo publikon imazhe dhe video të ndryshme, teksa së fundmi ka dhënë një koment lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri- aty ku deri më tani janë raportuar mbi 38 raste.

E njëjta ka publikuar një fotografi në InstaStory dhe thotë se dëshiron të vetë-izolohet në ishujt luksozë, Maldive.

Françeska Jaçe (Foto: Instagram)

“Dua të vetë-karantinohem këtu, Maldive”, ka qenë përshkrimi sipër fotografisë së realizuar në një prej ishujve më të pëlqyer në botë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Françeska Jaçe

Ndërkohë, nga sot u njoftua se Shqipëria do të izolohet totalisht.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se kufiri tokësor i Shqipërisë do të jetë i hapur vetëm për transport mallrash.

Jaçe në anën tjetër cilësohet të jetë njëra prej modeleve më të pëlqyera e më të kërkuara në tregun shqiptar. /Telegrafi/