Modelja Ashley Graham ka një mesazh për të gjithë ata që e mendojnë trupin e saj vetëm si ‘objekt seksi’.
Modelja, e cila i ka ndryshuar pikëpamjet në industrinë e modës, dëshiron t’u tregojë fansave se trupi i saj nuk është vetëm objekt seksi, dhe se çfarë thonë të tjerët për figurën e saj trupore është gjëja më paktë për të cilën mendon.
“Trupi im gjithnjë është cilësuar si një gjë. Ti je vajzë seksi, je vajzë e zhveshur. Meshkujt do të duan ty”, ka thënë Graham, e cila ka pozuar për kopertinën e revistës Allure.
“Është gjithmonë për atë që mendojnë njerëzit për trupin tim derisa të flas. Tani po u tregoj njerëzve se çfarë mendojë për trupin tim. Tani, si modele, ti ke një zë, ke një tru, ata dëshirojnë të dinë për platformën dhe për çfarë punon ti”, ka shtuar më tej modelja.
Graham ka qenë modelja e parë me linja të plota, e cila ka pozuar për revistën e famshme, Sports Illustrated. Që atëherë, 30-vjeçarja u bë e njohur për format e saja të bujshme, ndërkohë që nxiste vetëbesim te femrat tjera me forma të plota.
Ndër të tjerash, Ashley është e martuar me kinematografin dhe regjisorin, Justin Ervin, tash e tetë vite. /Telegrafi/