Katie Price ka folur haptas për të kaluarën e saj ‘të egër’ gjatë kohës sa ishte modele erotike.
Ajo ka treguar se gjatë asaj kohe kishte pasur marrëdhënie treshe dhe raporte seksuale me femra.
38-vjeçarja tash është nënë e pesë fëmijëve dhe bën jetë të qetë me burrin e saj, Kieran Hayler, por nuk ka hezituar të flasë për jetën seksuale gjatë një emisioni televiziv, transmeton Telegrafi.
“Jam argëtuar me femra, jo lidhje dashurie, por vetëm kur isha e dehur, asnjëherë e kthjellët”.
“Ose kur je me shoqëri në një dhomë, duke u përkëdhelur, njësoj si në një rezidencë të Playboyt”, ka thënë ylli që dikur njihej me nofkën Jordan.
Më tej gjatë bisedës, ajo ka pranuar se ka pasur marrëdhënie treshe dhe i ka provuar shumicën e gjërave të ndaluara në seks, por duke sqaruar: “Ka ndodhur para shumë vitesh”. /Telegrafi/