Emma Louise Connolly ka argëtuar ndjekësit me një video të re qesharake.
Ndërsa është e detyrueshme të vendosësh maskën, modelja britanike, 28 vjeçare, tregoi se si përdorte dy maska për fytyrën për të ngrënë në mënyrë të sigurt.
Emma, e cila është e fejuar me Oliver Proudlock, 31 vjeçar, thjesht vendosi një maskë mbi hundën e saj dhe një mbi mjekër dhe demonstroi se si krijoi sa duhet një hapje për të ngrënë në mes të dy maskave – ndërsa ende mbetet e mbrojtur.
Duke bërë një video në ulësen e pasagjerit të një makine, ajo mund të shihej duke ngrënë mes dy makave, duke bërë shaka: ‘Ku ka dëshirë, ka një mënyrë’.
Videoja përmblodhi pothuajse 300,000 shikime në vetëm dy ditë, pasi ndjekësit pëlqyen hilen e saj. /Telegrafi/