Telegrafi

Modelja e ‘Victoria’s Secret’, Romee Strijd njofton se po bëhet nënë për herë të parë

Romee Strijd (Foto: Getty Images/Guliver)

Ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Laurens Van Leeuwen.

Dhe Romee Strijd tregoi barkun e rrumbullakosur në një fustan ‘nude’, ndërsa realizoi disa poza këtë të shtunë.

Engjëlli 24-vjeçar i ‘Victoria’s Secret’ bëri shaka në titullin e saj pasi shkroi, ‘një fëmijë në bark dhe një duke luajtur Fifa’.

Romee Strijd (Foto: Instagram)

Laurens shfaqet ulur në divanin e dhomës së ndenjes pas gruas së tij, i cili shihet i fokusuar në lojën.

Romee, vjehrri i së cilës Bert Van Leeuwen është një prezantues i famshëm televiziv në Holandën e tyre të lindjes, u martua me Laurens në vitin 2018.

Ajo zbuloi këtë javë se po pret një fëmijë pasi kaloi një betejë me sindromën e Ovareve Polikistike (PCOS).

“Dy vite më parë u diagnostikova me PCOS (Sindroma e vezoreve polikistike) pasi nuk më erdhën periodat për 7 vjet. U shkatërrova sepse të bëhesha nënë dhe të ndërtoja një familje me bashkëshortin tim ishte ëndrra më e madhe. Kisha kaq shumë frikë se nuk do t’i realizoja këto sepse më thanë që do jetë e vështirë të bëhesha me fëmijë në mënyrë natyrale. Fillova të lexoj për sindromën dhe dola në konkluzonin se sindroma ime nuk ishte tipike”, ka thënë ajo.

Romee Strijd (Foto: Getty Images/Guliver)

“Jam shumë falënderuese dhe e lumtur që periodat e mia mu rikthyen në nëntor të vitit të kaluar dhe që së shpejti do bëhemi tre & për femrat që përpiqen, besojnë e bëhen të mira me veten e tyre”, është shprehur mes tjerash Strijd. /Telegrafi/