Muajt e fundit, Harry Styles ka qenë tepër i zënë në debutimin e karrierës së tij muzikore solo, si edhe duke bërë debutimin e tij si aktor në filmin “Dunkirk”.
Mirëpo, pavarësisht agjendës së ngarkuar, 23-vjeçari ka gjetur kohë për të shijuar dashurinë e tij të re.
Ylli i “One Direction” raportohet se ka nisur të shoqërohet me modelen e “Victoria’s Secret”, Camille Rowe, e cila është 27 vjeçe, transmeton TCH.
Thashethemet për një lidhje mes tyre kanë nisur të qarkullojnë pasi dyshja është fotografuar në një koncert së bashku kohët e fundit në New York.
“Harry dhe Camille janë në hapat e parë të lidhjes së tyre. Ai nuk dëshiron ta bëjë publike lidhjen e tij, kështu që do ta mbajë atë sa më të fshehtë”, ka thënë një burim për The Sun.