Telegrafi

Modelja e OnlyFans mund të gjobitet për xhirimin e një filmi pornografik në një vend të shenjtë në Kolumbi

Një modele e OnlyFans po përballet me reagime të ashpra, dhe mund të gjobitet për xhirimin e një videoje në një vend të shenjtë në Kolumbi.

Katty Blake dhe një shoqërues mashkull kishin filmuar aktin e tyre seksual në Gurin e Guatape-s.

Videoja është postuar në faqen PornHub ku ka marrë pothuajse 170,000 shikime, dhe akoma nuk është larguar.

Kryebashkiaku i zonës Juan Sebastian Perez ka bërë të ditur se policia po e hetonte dhe rishikonte pamjen dhe mund të rezultojë në një gjobë prej 103 dollarëve për secilën shkelje.

Ai gjithashtu tha se policia do të monitorojë zonën për arsye që t’i ndalojë të tjerët nga “kryerja e akteve seksuale apo nga çdo ekzibicion që shqetëson në komunitetin”, raporton The Insider, përcjell Telegrafi.

Blake të mërkurën e postoi një video në Instagram, duke tentuar që t’i lehtësoi kritikat, duke vendosur një mbishkrim në gjuhën spanjolle që shkruhej: “Ata më kritikojnë për realizimin e videove pornografike në vende publike, kur unë i realizoj ato në monumente historike”.

Guri i Guatape-s gjendet në një lartësi mbidetare prej mbi 200 metrave dhe gjendet në qytetin e Guatape-s në veriperëndim të Kolumbisë.

Videot pornografike të cilat filmohet në vende historike në Kolumbi kishin shkaktuar zemërim të madh në vitin 2014, atëherë kur ishte bërë filmimi i dy të tillave në vende si Kopshti Botanik i Medellin.

Sipas këtij raporti, banorët e zonës kishin frikë se ato video mund ta dëmtonin turizmin lokal. /Telegrafi/