Modelja e njohur nga Venezuela, Wilevis Brito thuhet se pësoi arrest kardiak dhe vdiq pasi iu nënshtrua një operimi në fytyrë në një spital në Karakas.
Siç raportohet, modelja 24-vjeçare kishte një operacion maksilofacial në Spitalin Domingo Luciani, ku një mjek i hoqi një gungë në buzë dhe trajtoi një gërvishtje në nofullën e saj, shkruan DailyMail.
Brito, pas operimit kishte hasur në komplikime të rënda të cilat nuk ia doli të përballonte.
Sipas burimeve, modelja nuk iu nënshtrua operacionit për të ndryshuar pamjen e saj në fytyrë.
“Ajo po i nënshtrohej një operacioni të nofullës dhe një gunge të vogël që iu formua në buzën e saj”, tha një burim.
“Për të shmangur komplikimet e mëtejme, ajo vendosi të operohej. Por jo për kozmetikë apo bukuri, por për shëndetin”.
Brito, ishte mirë pas operacionit, megjithatë kishin ardhur më vonë. /Telegrafi/